Telegrafi

Chelsea dëshiron Villan si zëvendësim për Anelkan

The Sun shkruan se Chelsea është duke e renditur sulmuesin e Valencias si opsion të parë, pasi spanjolli përgatitet të largohet nga Mestalla gjatë kësaj vere.

Anelka ka ngecur rreth vazhdimit njëvjeçar të marrëveshjes me Chelsean, dhe Villa do të ishte një zëvendësim i përkryer i francezit.

“Për momentin jam i përqendruar vetëm në Valencia dhe në Kupën Botërore. Pas Afrikës së Jugut do të vendos çfarë është më mirë. Vendimi im përfundimtar nuk do të bazohet vetëm në para”, ka thënë Villa./Telegrafi/