Chelsea tashmë ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës dhe një nga prioritet e para është mesfusha.
Sipas Le10Sport, Blutë kanë shprehur vullnetin të shesin Willianin në Kinë, kjo për të blerë një mesfushor tjetër.
Në vend të tij pritet të vijë edhe Lucas Moura i Paris Saint-Germainit, vlera e të cilit është 30 milionë euro.
Willian do të largohet pasi nuk po arrin të futet në lojën e Antono Contes, ku tekniku italian e ka vlerësuar atë si një partner jo të mirë në sulm me Alvaro Moratan e Eden Hazardin.
Nga 11-të ndeshje në Ligën Premier, gjashtë braziliani i ka startuar, pesë të tjerat i ka filluar nga banka rezervë.
Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është ndaj West Hamit.
29-vjeçari erdhi te Chelsea nga Anzhi në vitin 2013./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LM-2FNVDlt4