Telegrafi

Chelsea dëshiron që Cole të qëndrojë

Mesfushorit anglez i skadon kontrata në fund të qershorit, ndërsa për të janë treguar të interesuara një numër i madh i skuadrave nga Liga Premier. Megjithatë, Ray Wilkins, zëvendëstrajner në pankinën e Chelseat, ka thënë për Radio BBC 5 se Blutë e Londrës do t’ia zgjasin kontratën mesfushorit Joe Cole.

“Ne kemi biseduar me Joe Cole qe disa muaj, por dihet se Carlo Ancelotti dhe unë do të dëshironim që ai të qëndronte, por kjo varet dhe nga klubi. Ne shpresojmë se Joe do të qëndrojë me ne, ai është një djalosh luftarak dhe futbollist i mrekullueshëm”, theksoi Wilkins. /Telegrafi/