Site icon Telegrafi

Chelsea – Crystal Palace, formacionet zyrtare

Chelsea dhe Crystal Palace kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë nikoqir të rivalit lokal, Crystalit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit anglez.

Skuadra e Antonio Contes vjen pas dy humbjeve radhazi nga skuadrat e Mançesterit dhe dëshiron medoemos t’i kthehet fitoreve.

Në anën tjetër, Crystali ka tri humbje radhazi dhe rrezikon rënien nga kategoria, kështu që dëshiron rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Conte ka bërë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa Roy Hodgson luan me formacionin më të mirë të mundshëm.

Chelsea:  Courtois; Azpilicueta, Christensen, Cahill (c); Zappacosta, Kante, Fabregas, Alonso; Willian, Giroud, Hazard.

Crystal Palace: Hennessey; Wan-Bissaka, Tomkins, Kelly, Van Aanholt; Townstend, McArthur, Milivojevic, Schlupp; Benteke, Sorloth; 

/Telegrafi/ 

 

Exit mobile version