Site icon Telegrafi

Chelsea – Borussia Dortmund për një biletë të çerekfinales, formacionet e mundshme

Chelsea do të pres BorussiA Dortmundin në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen kthyese të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.  

Në një sezon zhgënjyes që po kalon Chelsea, pas shpenzimeve të mëdha ekonomike, por pak rendiment, ata do të kërkojnë të bëjnë më mirë në garën më të madhe në botë.

Duke i besuar dyshes Mateo Kovacic dhe Enzo Fernandez në mesfushë, Graham Potter do të kërkojë të përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë.

Në anën tjetër Borussia Dortmund pas fitores 1-0, kërkon të marr rezultat të mirë për të kaluar tutje.

Julian Brandt, Sebastian Haller dhe Marco Reus do të tëntojnë të shënojnë një herë për ta bërë kalimin më të mundur.


Formacionet e mundshme

CHELSEA (3-4-3): Kepa; Chalobah, Koulibaly, Fofana; James, Kovacic, Fernandez, Chilwell; Joao Felix, Havertz, Sterling.

BORUSSIA DORTMUND (4-3-3): Meyer; Wolf, Süle, Schlotterbeck, Guerreiro; Bellingham, Can, Ozcan; Brandt, Haller, Reus.


/Telegrafi/

Exit mobile version