Chelsea nuk ka arritur të mbajë epërsinë ndaj Southamptonit dhe në fund ka barazuar 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier.
Blutë e Londrës nuk kanë arritur t’i kthehen fitoreve, pasi kanë barazuar me Southamptonin në Stamford Bridge.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të shënojnë dy gola, kundrejt një të mysafirëve.
Timo Werner shënoi në minutën e 15-të për 1-0 pas asistimit të Ben Chilëell, ndërsa në minutën e 28-të gjermani shënoi për 2-0.
Southampton u kthye në lojë në minutën e 43-të duke shënuar me Danny Ings dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 2-1.
Half-time: Two for Chelsea, two for Timo – but Saints pulled one back just before the break. #CHESOU pic.twitter.com/fUsHvOiZeO
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 17, 2020
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët patën diçka më shumë nga loja duke shënuar dy gola, ndërsa vendasit një.
Che Adams (57’) barazoi gjithçka në 2-2, por ky barazim zgjati vetëm dy minuta pasi Kai Havertz shënoi nga afërsia për 3-2.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte, ashtu nuk mendoi edhe Jannik Vestergaard, i cili në minutat shtesë shënoi për 3-3 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Full-time: The points are shared. #CHESOU pic.twitter.com/fLSeEemRQM
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 17, 2020
Pas këtij barazimi, Chelsea e sheh veten në pozitën e gjashtë me tetë pikë, ndërsa Southamptoni i 10-ti me shtatë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në Manchester Unitedi, ndërsa Southamptoni e pret Evertonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/CFCPys/status/1317470090540044290
https://twitter.com/ExpectedChelsea/status/1317473547128872960
https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1317477031580471296
https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1317484904804999168
https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1317485348956606466
https://twitter.com/footy_Goals_/status/1317494624567447553