Chelsea ka krijuar histori në Ligën Premier pas triumfit ndaj Newcastle United në ‘Stamford Bridge’.
Pasditen e së dielës, të besuarit e Eddie Howe udhëtuan në Londër aty ku u përballën me ekipin e Enzo Marescas.
‘Blutë e Londrës’ po synon rikthimin tek fitoret pas humbjes së ngushtë me rezultat 2-1 ndaj Liverpoolit në ‘Anfield’ vikendin që lamë pas.
Newcastle në ndërkohë po synon po ashtu rikthimin tek fitoret pasi paraprakisht kishin pësuar para tifozëve të tyre ndaj Brightonit.
Sidoqoftë, ende pa filluar kjo ndeshje Chelsea tashmë vetëm se kishte bërë histori në Ligën Premier.
For the game against Newcastle today, Chelsea (23y 89d) have named their second-youngest starting XI in a Premier League match, with an average age of 23 years, 89 days.
Their only younger XI was fielded in December 2023 vs Crystal Palace (23y 21d).#CHENEW pic.twitter.com/Pr5wGLYHwF
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) October 27, 2024
Siç ka raportuar The Sun, Chelsea është ekipi i vetëm në histori që ka luajtur në tetë ndeshjet e para pa asnjë lojtar të vetëm mbi moshën 27-vjeçare.
Për më shumë, sipas Opta-s, formacioni titullar i Chelseat ndaj Newcastle ishte i dyti më i ri në moshë në histori të ligës.
“Për ndeshjen ndaj Newcastle United, Chelsea pati formacionin e dytë titullar më të ri në një ndeshje të Ligës Premier, me një mesatare prej 23 vitesh e 89 ditësh”.
“Formacioni i tyre më i ri në moshë ishte vënë në fushë në dhjetor të vitit 2023 kundër Crystal Palace (23 vjet e 21 ditë)”, ka shkruar Opta./Telegrafi/