Klubi londinez, Chelsea thuhet se ka bërë një ofertë të lartë për mesfushorin e Brighton, Alexis Mac Allister.
Blutë nuk duan të ndalen me investimet e tyre, pasi kanë tentuar edhe transferimin e mesfushorit argjentinas nga Brighton.
Sipas Tuttomercatoweb, Chelsea ka ofruar 55 milionë euro për MacAllister, me argjentinasin që është rikthyer në veprim pas triumfit në Kupën e Botës.
Megjithatë, Brighton e ka refuzuar me shpejtësi propozimin e Bluve.
“Pulëbardhat” thuhet se kanë refuzuar gjithashtu një përpjekje nga Chelsea për mesfushorin tjetër Moises Caicedo.
Brighton po këmbëngul se nuk janë nën presion për të shitur këtë muaj dhe duan t’i mbajnë yjet e tyre deri në fund të sezonit. /Telegrafi/