Chelsea ka pësuar humbje befasuese para tifozëve të vet nga Southampton 0-2.
Londinezët ishin favorit i madh për ta fituar takimin, por nuk ia dolën përballë mysafirëve të cilët zhvilluan një lojë të madhe.
Michael Obafemi ishte futbollisti që kaloi Southamptonin në epërsi në minutën e 31-të, pas një asistimi nga Hojbjerg.
Me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Chelsea në pjesën e dytë filloi sulmet dhe kërkonte golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Vendasit krijuan raste të mira me Hudson-Odoi, Pulisic, Azpilicueta e Mount, por pa sukses.
Ndërkohë Southampton pas një dalje të shpejtë shënuan edhe golin e dytë kur realizoi anglezi Nathan Redmond për 0-2.
Përkundër humbjes Chelsea mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 32 pikë, ndërsa Southampton është ngritur në pozitën e 14-të me 21 pikë. /Telegrafi/
Nathaniel Redmond goal Chelsea vs Southampton #CHESOU team needs to improve pic.twitter.com/sB4x8oKeWv
— zwodde (@zwoddeytb) December 26, 2019
Take a bow, Obafemi ??#CHESOU pic.twitter.com/KNQzMRB7uV
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) December 26, 2019