Telegrafi

Chelsea – Bayern Munich, pjesa e parë mbyllet pa gola

Pamje nga ndeshja . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Ndeshja mes Chelseat dhe Bayern Munich po del të jetë interesante në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse të dy skuadrat kanë tentuar të shënojnë rrjetat nuk janë tundur në këtë pjesë.

Bayern Munich kishte më shumë nga loja me posedimin e topit, por edhe rastet e rrezikshme.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Kingsley Coman, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller kishin raste më të mira.

Gjermani madje goditi shtyllën në minutën e 33-të.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Chelsea rastin më të mirë e kishte me Marcos Alonson, që gjuajti bukur, por Manuel Neuer ishte në vend.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa në pjesën e dytë na pret ndeshje interesante.

/Telegrafi/