Chelsea dhe BATE Borisov do të luajnë sot (e enjte) mes vete në kuadër të Ligës së Evropës.
Blutë e Londrës janë nikoqir të BATE-s në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin L.
Skuadra e Maurizio Sarrit vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para dhe pret edhe të tretën radhazi para tifozëve të vet.
Në anën tjetër, mysafirët nga Bjellorusia kanë një fitore dhe një humbje, por synojnë rezultat pozitiv për të qëndruar në pozitën e dytë.
Trajneri i Bluve pritet tu jap hapësirë futbollistëve të cilët kanë luajtur më pak këtë sezon, ndërsa ai i mysafirëve do të startojnë me më të mirë.
Ndeshja zhvillohet në Stamford Bridge dhe pritet të fillojë nga ora 21:00.
Chelsea: Kepa; Zappacosta, Cahill, Christensen, Emerson; Loftus-Cheek, Fabregas, Barkley; Pedro, Giroud, Willian
BATE: Scherbitski; Polyakov, Milunovic, Filipenko, Volodko; Ivanic, Dragun, Yablonski, Baga, Stasevich; Tuominen
/Telegrafi/