Chelsea ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit anglez.
Pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal 1-0 të mysafirëve, ndonëse edhe Brentfordi pati një mundësi të mirë shënimi.
Vendasit rrezikuan të parët me anë të Yoane Wissa (26’) i cili shpërdoroi një mundësi të artë shënimi për t’i dhënë avantazhin Brentfordit.
Chelsea mori epërsinë në minutën e 35-të, ku pas një harkimi fantastik të Malo Gustos, Nicolas Jackson shënoi me kokë për 0-1.
A goal to the good! 🙌#CFC | #BreChe pic.twitter.com/H6QFUimrnp
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 2, 2024
Brentfordi reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Mads Roerslev Rasmussen i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për ta çuar topin në rrjetë.
Ishte po ashtu Wissa (69’) ai i cili shënoi për 2-1 me një veprim akrobatik spektakolar, pasi me gërshërë i dha epërsinë ekipit të tij.
Yoane Wissa 🤩 pic.twitter.com/WzE8KMAF4h
— Premier League (@premierleague) March 2, 2024
“Blutë e Londrës” reaguan duke barazuar shifrat në 2-2 me Alex Disasi (83’) i cili me kokë shënoi për 2-2 pas krosimit të Cole Palmer.
Deri në fund të takimit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.
Chelsea tani ka 36 pikë dhe pozicionohet në pozitën e dhjetë në renditjen tabelare, ndërsa xhiron e ardhshme do të jenë nikoqir të Newcastle./Telegrafi/