Chelsea më në fund ka vendosur që të transferojë Gabriel Sloninan nga Chicago Fire.
Klubi londinez ka kohë që po e ndjekë portierin, mirëpo nuk kishte bërë ofertë zyrtare.
Mirëpo, sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano – Chelsea ka arritur marrëveshje me klubin amerikan për transferimin e Sloninas.
Blutë do të paguajnë dhjetë milionë euro dhe bonuse për transferimin e tij, ndërsa ai do të qëndrojë në huazim te Chicago.
Në negociatat ishte i përfshirë pronari i ri i Bluve, Todd Boehly, duke e përmbyllur kështu sa më shpejtë marrëveshjen.
Në garë fillimisht ishte edhe Real Madridi, mirëpo Los Blancos më vonë u tërhoqën, duke e lënë Chelsean të vetme në garë. /Telegrafi/
Chelsea have reached verbal agreement with Chicago Fire for Gabriel Slonina, after direct talks between Todd Boehly and MLS club. 10m deal plus add-ons, he'd stay at Chicago on loan. 🔵🇺🇸 #CFC
Chelsea are expected to submit official bid this week in order to get the deal done. pic.twitter.com/965dJHuI6w
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022