Chelsea ka shënuar fitore ndaj Brentford me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Chelsea rrezikoi i pari me Nicolas Jackson që në minutën e 11-të iu afrua golit, por portieri mysafir ishte në vend.
Mikkel Damsgaard rrezikoi për Brentfordin, ndërsa Noni Madueke kishte rast të mirë për Chelsean, por rrjetat heshtën.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, kur Madueke asistoi te Marc Cucurella i cili shënoi për 1-0.
One up at HT. ✊#CFC | #CHEBRE pic.twitter.com/0tiw9H8kk9
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 15, 2024
Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve të mira.
Chelsea u duk se siguroi fitoren në minutën e 80-të, kur Nicolas Jackson shënoi për 2-0.
N I C O. 🙌#CFC | #CHEBRE pic.twitter.com/Mcwr2IQhNy
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 15, 2024
Por, Bryan Mbeumo shënoi pas asistimi të Kevin Schade në minutën e 90-të, për 2-1, duke rihapur takimin.
Shtatë minutat shtesë nuk sollën gola të tjerë dhe Chelsea mori fitoren e pestë me radhë në kampionat.
Chelsea hap garën për titull, pasi aktualisht është i dyti me 34 pikë, dy më pak se Liverpool që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/