Ka mjaftuar një gol që Chelsea të arkëtojë pikë të plota në udhëtimin te Bournemouth.
Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrjetën në fraksionin e parë të lojës, ashtu që shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
Rezultati u zhbllokua jo shumë minuta brenda fraksionit të dytë. Eden Hazard pranoi një top nga Alvaro Morata dhe realizoi në portën kundërshtare (51’).
Në minutat e mbetura të sfidës nuk pati gola të tjerë, ashtu që Blutë iu gëzuan fitores falë golit të mesfushorit belg.
Pas xhiros së dhjetë, Chelsea mban vendin e katërt në tabelë me 19-të pikë, aq sa ka edhe Arsenali një pozitë më poshtë.
Lideri Manchester City është nëntë pikë përpara kampionit në fuqi të Ligës Premier.
Në ndeshjen e ardhshme, Chelsea zhvillon derbin kundër Manchester Unitedit në Stamford Bridge.
Sa i përket Bournemouthit, mbetet i parafundit në tabelë, ndërsa në xhiron e radhës do të udhëtojë te Newcastle United. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PWMwCV8AGSs