Telegrafi

Chelsea apelon zyrtarisht në CAS dënimin nga FIFA

Cesar Azpilicueta (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka apeluar zyrtarisht në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) lidhur me ndalimin e transferimeve të imponuar nga FIFA.

Klubi londinez u dënua në shkurt nga regjistrimi i lojtarëve të rinj për dy afatet e ardhshme të transferimeve, duke i bërë ata të marrin masa.

Por, kërkesa e tyre për embargon e transferimeve u refuzua nga FIFA, e cila zyrtarizoi vendimin e tyre.

Lexo po ashtu FIFA dënon Chelsean për transferimin e të miturve, Blutë nuk mund të transferojnë në dy afatet e ardhshme

Megjithatë, Blutë sot (e premte) kanë marrë masa tjera duke apeluar vendimin e tyre në CAS.

Nëse mbetet kështu, londinezët nuk mund të regjistrojnë asnjë lojtar të ri këtë verë apo janarin e ardhshëm, duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e disa lojtarëve.

Lexo po ashtu Lajm i hidhur për Chelsean, FIFA nuk e tërheq dënimin për transferimin e lojtarëve

Ky apelim i Chelseat vjen pas më pak se 24 orësh pasi Manchester City paraqiti një apel te CAS-i mbi akuzat financiare të UEFA-s për Fair Play-in.

UEFA gjithashtu njoftoi të mërkurën se kishte pezulluar procedimet kundër Milanit derisa ankesa e tyre në trupin gjyqësor ishte zgjidhur. /Telegrafi/