Chelsea ka marrë edhe një fitore përballë Slavia Pragës në kuadër të Ligës së Evropës.
Londinezët triumfuan para adhuruesve të vet me rezultat 4-3 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-3 pas dy ndeshjeve kalojnë tutje.
Pedro Rodriguez shkëlqeu në këtë takim për vendasit me dy gola të shënuar dhe pati notën më të lartë në ndeshje.
Me paraqitje të mirë u dallua edhe sulmuesi francez Olivier Giroud që realizoi një gol.
Nota më e dobët në këtë takim shkoi për dy portierët, Kepa Arrizabalaga dhe Kolar që pësuan tre respektivisht katër gola. /Telegrafi/