Telegrafi

Chelsea 4-2 Watford: Notat e lojtarëve, Hazard shkëlqeu (Foto)

Chelsea i është rikthyer fitoreve pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Ligën Premier.

Londinezët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Stamford Bridge” kundër Watfordit, i cili javën e kaluar triumfoi ndaj Arsenalit.

Tashmë janë kanë dal edhe notat e lojtarëve në bazë të perfomancës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të ligës elitare angleze.

Lexo po ashtu Përmbysje, spektakël, gjashtë gola dhe në fund fiton Chelsea (Video)

Eden Hazard i Chelseat ishte ylli i ndeshjes me notën 8.7, pavarësisht se Michy Batschyai (8.4) realizoi dy gola në përmbysjen e rezultatit të ekipit. Si sulmuesi belg, u vlerësuar edhe Pedro Rodriguez.

Lojtari më i dobët në fushë ishte Carillo i Watfordit, i cili u vlerësua me notën 5.6.

Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e katërt me 16 pikë ndërsa një vend më poshtë është Watfordi në saje të 15 pikëve. /Telegrafi/

Chelsea

Watford