Chelsea i është rikthyer fitoreve pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Ligën Premier.
Londinezët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Stamford Bridge” kundër Watfordit, i cili javën e kaluar triumfoi ndaj Arsenalit.
Tashmë janë kanë dal edhe notat e lojtarëve në bazë të perfomancës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të ligës elitare angleze.
Eden Hazard i Chelseat ishte ylli i ndeshjes me notën 8.7, pavarësisht se Michy Batschyai (8.4) realizoi dy gola në përmbysjen e rezultatit të ekipit. Si sulmuesi belg, u vlerësuar edhe Pedro Rodriguez.
Lojtari më i dobët në fushë ishte Carillo i Watfordit, i cili u vlerësua me notën 5.6.
Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e katërt me 16 pikë ndërsa një vend më poshtë është Watfordi në saje të 15 pikëve. /Telegrafi/
Chelsea
Watford