Chelsea ka shënuar një fitore të madhe ndaj Stoke Cityt me rezultat 4-2.
Skuadra e Antonio Contes ka arritur fitoren e 13-të radhazi në Ligën Premier, ku kësaj radhe viktimë e tyre ishte skuadra e Xherdan Shaqirit, Stoke City.
Golat në këtë takim u shënuan nga Gary Cahill (34’), Willian (57’, 65’) dhe Diego Costa (85’) për ‘Blutë’, ndërsa Martins Indi (46’) dhe Peter Crouch (64) për mysafirët.
Futbollisti më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte shënuesi i dy golave, Willian, i cili u notua me 8.7, ndërsa futbollisti shqiptare, Shaqiri, për ata minuta sa luajti u notua me 6.0. /Telegrafi/
Chelsea:
Stoke City: