Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në shtëpi ndaj Sheffield Unitedit në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.
Blutë e Londrës kanë vazhduar serinë pozitive të ndeshje, duke triumfuar me rikthim në Stamford Bridge ndaj Sheffieldit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Tammy Abraham (23’), Ben Chilwell (34’), Thiago Silva (77’) dhe Timo Werner (80’) për Blutë, ndërsa për mysafirët shënoi David McGoldrick (9’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar ishte anësori sulmues, Hakim Ziyech, i cili pas dy asistime u vlerësua me notë 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Enda Stevens që u notua me 5.5.
Chelsea:
Sheff Utd:
/Telegrafi/