Telegrafi

Chelsea 4-0 Everton, nota e Armando Brojës dhe të tjerëve

Armando Broja (Foto Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka fituar 4-0 ndaj Evertonit në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Golat për The Blues i shënuan Mason Mount, Pedro Rodriguez, Olivier Giroud dhe Willian, derisa në këtë takim debutoi shqiptari Armando Broja.

Chelsea ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.54, me Evertonin që u vlerësua me 6.08.

Chelsea vs Everton (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte anëtari i skuadrës londineze Ross Barkley që dhuroi dy asistime dhe mori notën 9.8.

Për më pak se dhjetë minuta që luajti, Armando Broja kishte paraqitje të mirë dhe mori notën kaluese 6.0.

Në anën tjetër, dështimi i këtij ballafaqimi ishte Gylfi Sigurdson që u vlerësua me 5.4.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Evertonit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/