Telegrafi

Chelsea 3-1 Newcastle: Notat e lojtarëve, Hazard vlerësohet me 9.9

Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 15 të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Stamford Bridge kundër Newcastle Unitedit me rezultat 3-1.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve të të dyja skuadrave, ku më i miri është në radhët e vendasve.

Padyshim që me dy gola dhe një lojë briliante, futbollisti që meritoi notën më të lartë ishte Eden Hazard, i cili u vlerësua me 9.9.

Matt Ritchie ishte lojtari më i dobët në fushë që rrjedhimisht u vlerësua me notën5.5.

Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e tretë të renditjes tabelore me 32 pikë ndërsa Newcastle mbetet në vendin e 12 me 15 pikë. /Telegrafi/

Chelsea

Newcastle United