Site icon Telegrafi

Chelsea 3-1 Crystal Palace, notat e lojtarëve

Chelsea (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj rivalit lokal Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri ka vazhduar serinë pozitive duke koleksionuar fitoren e tetë në kampionat, teksa ka edhe tri barazime.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alvaro Morata (32′, 65′) dhe Pedro Rodriguez (70′) për Blutë, ndërsa për mysafirët shënoi Andres Townsend (53′).

Lexo po ashtu Chelsea nuk gabon, fiton ndaj Crystal Palace dhe vazhdon t'i qëndrojë hije Cityt

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësor sulmues Pedro, i cili pas golit dhe një asistimi u vlerësua me notë 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e mysafirëve, Wayne Hennessey, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/

Chelsea:

Crystal Palace:

 

Exit mobile version