Chelsea ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Evropës.
Londinezët kanë triumfuar lehtësisht 3-1 në Stamford Bridges ndaj skuadrës bjelloruse Bate Borisov.
Ylli i mbrëmjes në këtë sfide ishte mesfushori anglez Ruben Loftus-Cheek që shënoi het-trik.
Anglezi morri notën maksimale në këtë ndeshje.
Me paraqitje të mirë u dallua edhe braziliani Willian që ishte asistues, ndërsa shkëlqyen edhe dy italianët Davide Zappacosta dhe Emerson Palmieri.
Nota më e vogël në këtë sfidë shkoi për mesfushorin e mysafirëve Aleksandr Hleb. /Telegrafi/