Telegrafi

Chelsea 2-1 Tottenham, vlerësimi i lojtarëve (Foto)

Chelsea ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Tottenham.

Djelmoshat e Antonio Contes kanë arritur të shënojnë një fitore të madhe ndaj ‘Spursave’, pasi kanë fituar me rikthim 2-1.

Golat në këtë takim u shënuan nga Pedro Rodriguez (45’) dhe Victor Moses (51’) për ‘Blutë’ dhe Christian Eriksen (11’) për mysafirët.

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, futbollisti më notën më të lartë është Pedro Rodrigez me notën 7.8, ndërsa me notën më të ulët, Hugo Lloris, i cili u notua me 5.4. /Telegrafi/

Chelsea: 

Paraqitje të mirë patën edhe Azpilicueta, Moses dhe Costa

Tottenham:

Lë për të dëshiruar edhe paraqitja e Dier, Heung-Min Son dhe Kane