Telegrafi

Chelsea 2-1 Tottenham, notat e lojtarëve: Alonso dhe Giroud më të mirët

Marcos Alonso . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Chelsea ka triumfuar në derbin lokal ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 2-1.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ka shfaqur një lojë shumë të bukur, ku në fund janë shpërblyer me tri pikë.

Olivier Giroud dhe Marcos Alonso ishin autorët e dy golave për vendasit, teksa Antonio Rudiger shënoi autogol.

Olivier Giroud dhe Jorginho. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Pikërisht dy autorët e golave morën edhe notat më të larta në këtë sfidë.

Ndërkohë nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger si dhe mesfushorin Harry Winks. /Telegrafi/