Chelsea ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka marrë një fitore të vlefshme ndaj Newcastle para ndeshjes derbi ndaj rivalëve lokal, Arsenalit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pedro Rodriguez (9′) dhe Willian (57′) për Blutë, ndërsa për Laraskat shënoi Ciaran Clark (40′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi Pedro, i cili pas golit dhe paraqitjes së mirë u vlerësua me notë 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin Kepa Arrizabalaga që u vlerësua me notë 6.1.
Chelsea:
Newcastle:
/Telegrafi/