Site icon Telegrafi

Chelsea 2-1 Crystal Palace, notat e lojtarëve

Willian (Getty Images)

Chelsea ka fituar në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Ligës Premier.

Blutë i janë kthyer fitoreve në Ligën Premier dhe janë vetëm dy pikë larg pozitës së katërt, e cila i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Golat për Blutë në këtë fitore u shënuan nga Willian (25′) dhe Martin Kelly (OG, 32′), ndërsa për mysafirët shënoi Patrick van Aanholt (90′).

Lexo po ashtu Chelsea i kthehet fitores në Ligën Premier pas dy humbjeve radhazi, mposhtë Crystal Palacen

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte ylli brazilian, Willian, i cili u vlerësua me notë 9.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Thibaut Courtois, i cili u notua me 6.0. /Telegrafi/

Chelsea:

Paraqitje të lartë patën edhe Hazard dhe Giroud

Crystal Palace: 

Te Crystali dështuan Kelly, Schlupp dhe Benteke
Exit mobile version