Chelsea ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa ka mposhtur Newcastle United me rezultat 2-0.
Në fakt kjo ishte fitorja e pestë radhazi nga gjashtë ndeshjet sa ka udhëhequr Thomas Tuchel me klubin londinez.
Dy sulmuesit, Olivier Giroud dhe Timo Werner u përkujdesën që të shënojnë dhe t’ia sigurojnë tri pikë të mëdha Chelseat.
Ndërkohë lojtari me notën më të lartë nga SofaScora u shpall mesfushori kroat Mateo Kovacic.
Paraqitje fantastike pati edhe portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga, ndërsa lartë u vlerësuan edhe Mason Mount e Cesar Azpilicueta.
Dy lojtarët me notat më të ulëta në ndeshje ishin Emil Krafth dhe Joseph Willock te mysafirët.
Me këtë fitore Chelsea rikthehet në vendin e katërt në Ligën Premier me 42 pikë, sa ka edhe West Ham United një vend më poshtë. /Telegrafi/