Telegrafi

Chelsea 2-0 Fulham, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Pedro e Hazard

(Photo by Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Chelsea është rikthyer te fitoret në kampionatin anglez.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka triumfuar në derbin londinez përballë Fulhamit me rezultat 2-0.

Sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez shënoi një gol në minutën e katërt për epërsinë fillestare të londinezëve.

Në anën tjetër anglezi Ruben Loftus-Cheek i inkuadruar nga banka rezervë realizoi për 2-0.

(Photo by Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pedro dhe Eden Hazard ishin lojtarët më të mirë të Chelseat në këtë takim.

Paraqitje mjaftë të mirë pati edhe N’Golo Kante si dhe dyshja e mbrojtjes Rudiger Luiz.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për mesfushorin e Fulhamit, Jean Michael Seri. /Telegrafi/