Chelsea është rikthyer te fitoret në Ligën Premier, derisa ka mposhtur Burnleyn 2-0.
Ishte kjo fitore e lehtë për londinezët, derisa vlen të ceket se për trajnerin e ri Thomas Tuchel është triumfi i parë në Ligën Premier.
Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso ishin autorët e golave në këtë sfidë, gola të cilët u asistuan nga Callum Hudson-Odoi dhe Christian Pulisic.
Pikërisht mbrojtësi spanjoll Azpilicueta mori notën më të lartë në ndeshje, derisa shkëlqyen edhe anësorët si Alonso e Hudson-Odoi.
Me nota të larta u vlerësuan edhe Thiago Silva, Jorginho e Mason Mount.
Nota më e ulët në këtë takim shkoi për mesfushorin mysafirë Cork. /Telegrafi/