Telegrafi

Chelsea, 15 milionë për Meireles?

Portugezi në të kaluarën ka qenë nën shënjestrën e Arsenalit dhe Manchester Unitedit, ndërsa është thënë se Real Madridi është shumë pranë transferimit të tij. Megjithatë, kthimi i Mourinhos kah Maiconi, ka bërë që Los Blancos të heqin dorë nga gara për Meireles.

Tani, The Mirror spekulon se Chelsea është buzë transferimit të mesfushorit të Portos për 15 milionë funte. Ky hap i Chelseat vjen pas largimeve të Joe Cole dhe Michael Ballack. /Telegrafi/