Telegrafi

Chelsea 1-0 Swansea: Notat e lojtarëve

Chelsea ka fituar në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.

Londinezët arritën të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Swanseas me rezultat 1-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri ishte lojtari nga radhët e Chelseat.

Lexo po ashtu Chelseat i mjaftoi një gol në fitoren ndaj Swanseas (Video)

Antonio Rudiger mori notën më të lartë 8.5 edhe në saje të një goli, i cili doli të jetë edhe i fitores.

Renato Sanches i Swanseas ishte lojtari më i dobët në fushë duke u vlerësuar me notën 5.7.

Pas kësaj, Chelsea mbetet në pozitën e tretë me 29 pikë ndërsa Swansea zë vendin parafundit me nëntë pikë. /Telegrafi/

Chelsea

Swansea