Chelsea ka fituar në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.
Londinezët arritën të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Swanseas me rezultat 1-0.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri ishte lojtari nga radhët e Chelseat.
Antonio Rudiger mori notën më të lartë 8.5 edhe në saje të një goli, i cili doli të jetë edhe i fitores.
Renato Sanches i Swanseas ishte lojtari më i dobët në fushë duke u vlerësuar me notën 5.7.
Pas kësaj, Chelsea mbetet në pozitën e tretë me 29 pikë ndërsa Swansea zë vendin parafundit me nëntë pikë. /Telegrafi/
Chelsea
Swansea