Chelsea ka shënuar fitore minimale 1-0 në xhiron e dytë të Ligës së Evropës.
Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri ka marrë tri pikë të vlefshme dhe tani kryeson Grupin L e vetme me gjashtë pikë.
Golin e vetëm në këtë takim për Chelsean e shënoi sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.
Por nota më e lartë në këtë takim shkoi për brazilianin Willian i cili asistoi në golin e fitores.
Paraqitje të mirë patën Morata, Emerson, Zapacosta dhe Gary Cahill. /Telegrafi/