Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Leeds Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë kthyer më në fund te fitorja, pas tri barazime dhe dy humbjeve në pesë ndeshjet e fundit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 53-të me anë të Wesley Fofana, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Ben Chilwell.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi tjetër Kalidou Koulibaly që u vlerësua me notë 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Brenden Aaronson të Leedsit që u notua me 6.3.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/