Manchester City ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Chelsea 0-1.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme ku në fund arkëtoi tri pikë.
Minuta e 53-të e ndeshjes ishte vendimtare për këtë sfidë, pasi Gabriel Jesus shënoi pas asistimit nga Joao Cancelo.
Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, SofaScore ka vlerësuar më të mirët nga kjo super sfidë.
Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka marrë notën më të lartë, derisa pas tij ishin edhe Joao Cancelo, Gabriel Jesus e Ruben Dias.
Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim ka shkuar për sulmuesin gjerman të Chelseat, Timo Werner. /Telegrafi/