Telegrafi

Chelesea kërkon këndelljen, Leeds për befasi – formacionet zyrtare

Chelsea dhe Leeds United do të takohen në Stamford Bridges në kuadër të xhiros së 26-të në Ligën Premier.

Pesë ndeshje radhazi pa fitore për Chelsean janë shumë dhe londinezët janë në krizë të rezultateve.

Të besuarit e Graham Potter kërkojnë të rikthehen te fitoret, pasi kanë ende shpresë se mund ta arrijnë pozitën e katërt në tabelë dhe nuk iu lejohen më gabime.

Nga ana tjetër Leeds United janë në pozitë të palakmueshme në tabelë dhe duan t’i shmangen rënies.

Vendasit kërkojnë tre pikët, derisa mysafirët kanë udhëtuar në Londër për mos tu mposhtur.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Kepa, Fofana, Koulibaly, Badiashile, Loftus-Cheek, Kovacic, Enzo, Chilwell, Sterling, Joao Felix, Havertz.

Leeds United: Meslier, Ayling, Firpo, Koch, Wober, Adams, McKennie, Aaronson, Harrison, Summerville, Georginio.

/Telegrafi/