Skuadra e Che Barit është sërish fituese e basketbollit të rrugës apo streetballit të Kosovës, që këtë vit finalen e regjistroi në Gjakovë.
Në finalen e madhe, pas 7 turneve kualifikuese nëpër qendra kryesore të Kosovës, u takuan Che Bar nga Prishtina dhe Loosers, kampion të Gjilanit, ku skuadra prishtinase shënoi fitore me rezultatin 15:12.
Skuadra e Che Bar e përbërë nga Fikret Shatri, Fisnik Juniku, Enver Cili e Ismet Ferati, tregoi formë të lartë vetëm 6 ditë para se të nisen në udhëtimin historik për në Rumani, ku do të marrin pjesë në Bucharest Challenger 2014 dhe do të debutojnë si skuadër përfaqësuese e “Streetball Kosova”, Shoqatës së Streetballit të Kosovës anëtare të FBK dhe FIBA 3×3 Basketball. /Sporti1/Telegrafi/