Site icon Telegrafi

Che Bar merr pjesë në Streetball Saranda 2013

Ata kësaj radhe do të marrin pjesë në edicionin e dytë të Streetball Saranda, i cili pritet të jetë shumë më i fortë se ai i vitit të kaluar dhe me surpriza të reja.

Këtë edicion krahas ekipeve vendase do të marrin pjesë edhe ekipe të huaja. Gjithashtu këtë vit fituesi i turnet do të marrë një çmim.

Gjatë muajit të nxehtë të gushtit, në qytetin bregdetar të Sarandës do të zhvillohet Kampionati Veror i Streetballit. Aktiviteti do të sponsorizohet nga Bashkia e Sarandës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.

Djemtë nga Prishtina, shihen si favorit në këtë garë pasi që i dëshmuan vlerat e tyre para disa javëve në Dardania Streetball, ku shkelën gjithçka që iu doli përpara. /Telegrafi/ 

Exit mobile version