Telegrafi

Chavez në Festivalin e Filmit në Venecia

Chavez u paraqit në festival bashkë me Oliver Stone, regjisorin e filmit “Në jug të kufirit”.

Stone tha se dokumentari i tij synon të ilustrojë ndryshimet pozitive në Amerikën e Jugut në vitet e fundit, dhe t’u përgjigjet sulmeve të mediave amerikane kundër Chavezit.

Chavez u tha gazetarëve në Venecia se “ajo që po ndodh në Amerikën Latine është si Renesanca”.