Site icon Telegrafi

Chavez ndalon këndimin nën dush

Pasi që shteti i tij ka mungesë kronike të ujitë të pijshëm dhe është i ballafaquar me krizë energjetike, Chavez ka kërkuar nga qytetarët të kalojnë sa më pak kohë në banjat e tyre.

"Disa njerëz këndojnë derisa bëjnë dush, duke qëndruar aty gjysmë ore”, ka thënë Chavez, bën të ditur gazeta Daily Mail.

Ai ka thënë se qytetarët duhet ta marrin për model, se sa kohë duhet qëndruar nën dush – “Nuk bëj shaka”, ka thënë ai – “mjaftojnë tre minuta”. /Telegrafi/

Exit mobile version