Telegrafi

Chavez kërkon mbështetje nga Lindja e Afërt për valutë të re

Chavez, planet e veta rreth "petro-valutës" do t`i prezantojë në samitin e liderëve të Amerikës së Jugut dhe Ligës Arabe në Doha.

Kryetari i Venecuelës tashmë një kohë të gjatë e kritikon dominimin e dollarit. Tani planifikon që prej shteteve arabe të kërkojë mbështetje për valutën e re me "mbështetje" në resurset e prodhuesve udhëheqës të naftës në botë, lajmërojnë mediumet.

Në qendër të vëmendjes së samitit në Doha, sipas paralajmërimeve, do të jetë tregtia.

Chavez pas takimit në Doha, do t`i vizitojë Iranin dhe Kinën.