Site icon Telegrafi

Chavez humb referendumin

Kjo është vota e parë "kundër", për presidentin që kur ai fitoi pushtetin në vitin 1998, kur premtoi reforma të mëdha në ligjet e vendit për të rishpërndarë pasuritë me naftë të vendit tek fermerët e varfër të zonave rurale.

Partitë e opozitës thanë gjatë fushatës elektorale se presidenti po kërkonte më shumë pushtet për veten dhe se Chavez ishte duke u përpjekur të vendoste diktaturën.

Para shpalljes së rezultateve, Sekretari i Përgjithshëm i partisë së opozitës, Copei, Luis Ignacio Planas lavdëroi mënyrën e sjelljes së venezuelianëve, të cilët dolën për të votuar në referendum.

"Ne mund të jemi të gëzuar, sepse kemi parë sjelle të qytetëruar gjatë referendumit."

"Njerëzit dolën në votime, nuk pati incidente, me gjithë parashikimet se do të kishte dhunë," tha zoti Planas.

Ai shtoi se duhet festuar fakti që populli venezuelian ka treguar se është shumë e qetë dhe e dëshiron paqen./bbc/

Exit mobile version