Telegrafi

Chavez e mbështeti idenë për valutën nacionale

Chavez në konferencën për shtyp në kryeqytetin e Ekuadorit, Kito dekalroi se në atë mënyrë do t’i jepet fund diktaturës së dollarit.

Ai theksoi se kriza ekonomike botërore nuk do ta rrënojë në tërësi kapitalizmin, por paralajmëroi se pas përfundimit të saj bota më nuk do të jetë si më parë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti i Ekuadorit, Rafael Korea theksoi se sektorët kyç të ekonomisë së vendit, në mesin e të cilave edhe nafta dhe kompanitë e xeheroreve, duhet të jenë në duart e Qeverisë.

Koreja e paralajmëroi Bashkimin Evropian se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshje për tregti të lirë me të.

Ai deklaroi se Kito është pajtuar për marrëveshje tregtare me Brukselin, por vetëm nën kushte të caktuara. /mia/