Site icon Telegrafi

Chavez duhet të mbyllë gojën tri ditë

Chavez, fjalimet e të cilit nganjëherë zgjasin edhe më shumë se pesë orë, ka deklaruar se, për shkak të dhimbjeve në fyt, doktori e ka këshilluar të mos flasë tri ditë.

Presidenti i Venezuelës nuk është i kënaqur me rekomandimin e doktorit dhe vlerëson se heshtja për të nuk është ilaçi më i mirë.

"I kam thënë (doktorit), dëgjo miku im, bën çfarë të dish, por si t’i nënshtrohem kësaj forme të shërimit. Të mos flas tri ditë? Kam duruar një ditë, e madje as aq jo", ka thënë Chavez për shou programin televiziv, ku paraqitet çdo javë.

Mbreti spanjoll Juan Carlos ka tentuar që në një samit para dy vitesh ta hesht Chavezin kur i ka thënë “të mbyllë gojën", që ka shkaktuar incident diplomatik, ka rikujtuar agjencia e lajmeve Reuters.

Chavez para dy muajsh në kongres ka mbajtur fjalim shtatë orë pa ndërprerë.

Exit mobile version