Site icon Telegrafi

Chavez dhe Mbreti i Spanjës përmirësojnë raportet

“Të është rritur mjekra si Fideli”, i tha Chavez monarkut spanjoll, duke u referuar te lideri kubanez Fidel Castro, ndërkohë që Mbreti u përgjigj: “Kam filluar ta ndërroj dukjen”.

Raportet ndërmjet dy liderëve kanë qenë të monitoruara nga mediat, që nga viti 2007, kur Mbreti Juan i kishte thënë Chavezit: “Pse nuk e mbyll gojën?”, pasi që lideri venezuelas e kishte quajtur kryeministrin e atëhershëm spanjoll Jose Maria Aznar- fashist, në Samitin Iberik-Amerikan.

Exit mobile version