Site icon Telegrafi

Chatboti i shfletuesit Bing po bëhet me reklama

Reklamat do të vijnë në chatbotin e shfletuesit Bing me Inteligjencë artificiale.

Nënkryetari i korporatës së Micosoft, Yusuf Mehdi tha në një blog të mërkurën se kompania po “eksploron vendosjen e reklamave në përvojën e bisedës”, derisa një zëdhënës i Microsoft konfirmoi se mund të filloni t’i shihni ato, transmeton Telegrafi.

“Po, reklamat do të shfaqen në Bing-un e ri, veçanërisht në chat (siç bëjnë në rezultatet tradicionale të kërkimit)”, tha Caitlin Roulston, drejtoreshë e komunikimit në Microsoft, në një deklaratë për The Verge.

“Meqenëse Bing-u i ri është në produkt jo final mund të ketë disa ndryshime në mënyrën se si po shfaqet aktualisht. Ne jemi ende duke eksploruar mundësi të reja për përvojat e reklamave dhe do të ndajmë më shumë me kalimin e kohës”.

Microsoft i ka testuar reklamat në Bing për një kohë – thuhet se i diskutoi ato me agjencitë e reklamave në shkurt.

Nëse dëshironi një ide se si mund të duken reklamat, shikoni këtë shembull më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version