Site icon Telegrafi

Charlize Theron tregon se pse nuk ka të dashur

<> at the Whitby Hotel on May 3, 2018 in New York City.

Në fillim të muajit, mediat e huaja shkruan se aktorët Charlize Theron dhe Brad Pit ishin në një marrëdhënie sekrete.

Megjithëse shumë prej tyre tashmë janë emëruar çifti më i ri i Hollivudit, duket se lajmi nuk është aspak i vërtet.

Bukuroshja së fundi ishte mysafire në shoun e Elen Dedgenerisit, ku konfirmoi se është beqare dhe tregoi arsyen pse nuk ka të dashur.

Biondina shpjegoi në mënyrë komike se kishte praktikuar puthjen që nga koha kur ishte vetëm fëmijë.

“Unë jam e dashuruar në vetveten, domethënë me pasqyrën, që nga mosha shtatëvjeçare. Pas kësaj, me kukulla dhe pas kësaj praktikoja puthjen në dorën time. Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kam një të dashur “, tha aktorja.

Lexo po ashtu Brad Pitt dhe Charlize Theron e nisën lidhjen pasi e xhiruan një reklamë bashkë

Theksojmë se marrëdhënia e fundit e 43-vjeçares ishte me kolegun e saj, Sean Penn, ku romanca e tyre ka përfunduar para dy vjetëve.

Ndryshe, Charlize adoptoi dy fëmijë disa vjet më parë dhe kohën më të madhe po ia përkushton atyre. /Telegrafi/

Exit mobile version